Më shumë se 80 vetë raportohen të kenë vdekur pasi një traget u mbyt në lumin Tigris në qytetin e Mosulit në Irak.
Shumica e pasagjerëve në bord nuk mund të notonin, tha kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Mosulit. Raportet sugjerojnë se gati 200 njerëz ishin në bord.
Ministri i Shëndetësisë në Irak tha për agjencinë e lajmeve kurde “Rudaw” se 66 trupa ishin tërhequr nga lumi Tigris në qytetin iraken.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë njerëzit që ishin në traget, e cila thuhet se po shkonte drejt një ishulli turistik.
Autoritetet thonë se i paralajmëruan njerëzit për ngritjen e niveleve të ujit pasi u hapën portat e digës së Mosulit, ndërsa disa po akuzojnë operatorin e anijes për injorimin e këshillave.
Imazhet në mediat sociale tregojnë anijen e mbytur dhe njerëzit që fluturojnë në lumin e rrjedhshëm.
Kryeministri Adel Abdul Mahdi ka urdhëruar një hetim “për të përcaktuar përgjegjësitë”.
Në një deklaratë, zoti Mahdi tha se po e ndjek historinë “me dhimbje dhe trishtim” dhe se strukturat shtetërore po bëjnë të gjitha përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve dhe trajtimin e viktimave.
Kryeministri më pas vizitoi një spital dhe një morg në qytet, dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.