Në Kuvend betohen deputetët e rinj, jashtë tij protestohet

Analizë Politikë

Mbledhja e Kuvendit këtë të enjte do të shoqërohet sërish me protesta opozitare. Seanca e Parlamentit prtet të nisë në orën 10.00, ku protet të betohen sërish disa deputetë të rinj që marrin mandatet e lëna nga opozita.

Por paralelisht me seancën opozita do të protestojë jashtë godinës së Kuvendit. Ndryshe nga protestat e mëparshme, që janë përqendruar tek hyrja kryesore e Parlamentit, opozita ka një plan tjetër për protestën e sotme. Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.

Share: