Ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç, u dënua sot me burgim të përjetshëm. Karaxhiç është dënuar më 2016 me 40 vjet burg, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Kështu, Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës dhe i ka zgjatur dënimin me burgim të përjetshëm.
Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë. Siç ishte raportuar, Karaxhiç e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërkohë që avokatët e tij kanë insistuar se prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë një varg gabimesh gjatë gjykimit të tij shtatëvjeçar.
Në seancën e tij të apelit, ai ka pati thënë se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve. Ne i konsiderojmë ata serbë me fe myslimane”.
Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.