Jurgen Kurti, një personazh që dilte edhe në TV, pavarësisht se akuzohej për vrasjen e dy personave, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, teksa ndodhej pranë banesës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.
Dyshohet se Kurti u qëllua nga një makinë tip Benz E Class me ngjyrë e zezë.
Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar mendohet të jenë larguar në drejtim të Liqenit Artificial.
Sipas ABC News, dy janë pistat që po hetohen nga organi i akuzës. E para lidhet me atë të hakmarrjes. Ndërsa pista ku po përqendrohen më shumë hetuesit është ajo e prishjeve së pazareve të drogës.
Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe miqtë e afërt të Kurtit.
Edhe pse vetëm 26 vjeç, Kurti – i cili shpesh shihej në studio televizive – ka qenë “protagonist” në dy histori të kronikës së zezë.
Rreth 2 vite më parë ai u përfshi në një ngjarje në Durrës ku humbi jetën Agim Arapi, pronar i një minimarketi. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të familjes Arapi në lidhje me ngjarjen.
Por edhe pse ndaj tij u ngritën akuza për vrasjen e Arapit, nuk u dënua.
Ndërsa në në prill të vitit 2016 ai u arrestua fillimisht i akuzuar për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, por më pas u la i lirë, pasi për ngjarjen u dënua daja i tij, Leonard Ristani, i cili mori përsipër autorësinë e vrasjes. (ABC)