Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.
E njejta ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.
“Rezultatet sipas subjekteve politike janë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK ka 178.645 apo 21.163%. AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%”, tha Daka.
***
Nderkohe, në faqen zyrtare të KQZ-së, janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.
Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress.