Detaje të reja: Si u grabit dhe u dhunua mjeku gjinekolog me gruan në Librazhd

Aktualitet Kronikë

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Librazhd dhe pre e dhunës së autorëve kanë rënë një mjek dhe bashkëshortja e tij.

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se vjedhja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Librazhd në banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi, ku autorët kanë marrë një sasi prej 10-12 milionë lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.

foto galeri

Në momentin e grabitjes në banesë kanë qenë mjeku Albrahimi dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë për shkak të dhunës së ushtruar nga grabitësit. Mjeku dhe e shoqja janë detyruar të kërcënuar t’iu tregojnë autorëve për paratë dhe sendet me vlerë.

Burrë e grua kanë marrë mjekim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq policia ka marrë dëshminë e tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Share: