Pas deklaratës së deputetit më të ri të PD-së, Ligoraq Karamelo që është kërcënuar me jetë nga tre persona, vjen dhe reagimi i parë nga rradhët e PD. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Saliani përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa nuk kursen ironinë shkruan se Karamelo nuk njihet. Salianji shton se kërcënimet ndaj tij nuk kanë qenë politike, ndërsa shton se një popull nuk e fal tradhëtinë.
“Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur.
Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhetine dhe trafikun e mandatit.”-shkruan Salianji.