I bën vjershë Gent Cakës, Rama shkarkon Ylli Dylgjerin nga puna

Shkencë & jetë

Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra Ylli Dylgjerin, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Konceisioneve dhe PPP-ve, pasi ky i fundit i ka bërë vjershë benjaminimit të kryeministrit, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Caka.

Lajmi konfirmohet nga vetë Dylgjeri, i cili shkruan me qësendi se kur vjen puna për “fëmiun” e tij ministër, “Rama nuk mban te Caka as për humor”.

Kjo nuk është hera e parë që Rama e përdor Gent Cakajn si lodrën e tij të preferuar. Kështu bëri edhe në përplasjen me Presidentin Meta, ku ngulte këmbë si ato baballarët tutorë në dëshirën e tij për ta bërë Ministër të Jashtëm, edhe pse Caka nuk i përmbushte kriteret e Sigurisë për Ministër të Jashtëm.

/360 grade

Share: