Opozita ka zgjedhur të dalë jashtë sistemit duke lënë mandatet që populli i dha në zgjedhjet e qershorit 2017.
Por ndërkaq, zhvillime të mëdha politike do të kemi në javët në vazhdim. Më datë 23 mars, në Kongresin e Partisë Socialiste do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales, Luis Ajala.
Por ç’është më e rëndësishme, kryeministri Edi Rama në prill do të shkojë në Gjermani për të takuar kancelaren Angela Merkel.
Ky takim mes Ramës e Merkelit pritet të jetë si një sinjal për atë që do të pasojë në situatën politike shqiptare.
Shqipëria është në krizë të thellë politike, e në kushtet kur dialogu mes palëve nuk duket gjëkundi, e vetmja shpresë, si gjithnjë në momente kritike, janë ndërkombëtarët e personalitetet me ndikim në jetën politike të vendit.
/Newsbomb