Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet këtë të enjte. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.
Ndërkohë që po sot PS ka zhvilluar edhe mbledhjen e grupit parlamentar. Burime nga mbledhja e grupit te PS-së bëjnë me dije për “Panorama” se kryeministri Rama, që ka drejtuar mbledhjen ka kërkuar pjesëmarrje maksimale në Kongresin e PS. Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë mungesë.
Porosi të vecantë deputeteve u ka dhënë edhe për seancën plenare të së enjtes. “Në seancat parlamentare flisni të gjithe, jemi në normalitet parlamentar. Nisni diskutimet neper bashki për kandidatët për Këshill Bashkiak. Ne fund ne liste duhet të vendosim njerezit me kontribute”- ka thënë Rama.
Ndëkaq, Rama i ka kërkuar deputetes Klotilda Ferhati, pjesë e Komisionit te Ligjeve, të përgatisin ashpërsimet në Kodin Penal për dhunen ne futboll. Kujtojmë se Rama gjatë mbledhjes së fundit të FSHF kërkoi modelin anglez të dënimit, deri në 3 vjet burg për këdo që shkel fushën e blertë.