Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e bindur për një fund të kryeministrit Edi Rama. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren NisidaTufa, Kryemadhi tha se kryeministrit Edi Rama po i vjen fundi dhe për t’u bindur për një gjë të tillë, mjafton një psikolog profesionist.
Kryetarja e LSI-së u ndal edhe te protesta e opozitës. E pyetur në studio lidhur me qëndrimin e opozitës, Kryemadhi tha se do ketë çdo ditë protesta dhe jo për t’i shkaktuar ankth qytetarëve, por kryeministrit Edi Rama.
“Çdo ditë do ketë protestë, protesta nuk është për ti shkaktuar ankth qytetarëve. Protesta e qytetarëve të shqipërisë është ankth për Edi Ramën, se ai nuk e di çfarë do ndodhë, se opozita nuk e drejton më protestën, por vetë qytetarët.
Do protestoni sa herë të ketë seancë plenare?
Ankthi i Edi Ramës është se nuk ka asgjë në dorë. Sot, ishte në ankth. Zgjidhja është shumë e thjeshtë t’i japë poste socialistëve të palidhur me krimin. Nuk mund të ndryshojë dot mentalitetin e qytetarëve.
Ne e kemi thënë qartë, djegia e mandateve tona nuk është për pushtet në tavolinë. Këtun nuk është më çështje marrëveshja për të nxjerrë nga kriza Edi Rama. Sot, ka vetëm një fitimtar, pra qytetarët. Ne nuk duam një njeri që ka në dorë çdo gjë. Parlamentin e ke iligjitim. Ke vetëm një kryeministër i cili është i faktuar që ka ardhur nga krimi i organizuar.
Rama gjen zëvendësuesin e tij. Çfarë ndodh me opoziën?
Ne ia kemi thënëq artë. Minimumi ke 5 mandate të LSI-së të lidhura me krimin. Si mund të bëjë qeverinë ai me 43 deputetë. Të gjithë ata që janë përfshirë në atë operacional kriminal të dalin para qytetarëve.
Ju jeni dëgjuar shumë shpesh që Edi Rama është në agoni. Kur e shikoni fundin e tij?
Për mua është i mbaruar Edi Rama. Mjafton të merrni një psikolog profesional dhe tëshikoni të gjitha artikulimi dhe shikoni se ky njeri ka rënë tashmë. Vetëm duhet të bëjë daljen e tij që të dalë i palagur.