Poezia “Vazoja e thyer” e nobelistit të parë në Letersi, u lexua më 10 dhjetor 1901 më parë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm:
Një goditje e lehtë
Ishte e mjaftueshme
Për të plasaritur
Këtë vazo lulesh.
Trendafilat po thahen
Jo nga goditja
Por nga e krisura
Që ditë pas dite
Pothuajse fshehurazi
Pika pika ujë nxjerr
Nga vazoja
Dikur llogore jetike
E trëndafilave
Askush s’dyshon
Se lulet po thahen
Mos e prekni vazon,
Thonë, është e thyer!
Shpesh, një dorë që të do
Lehtë zemrën t’a prek
Dhe e lëndon atë
Pastaj në mbarë zemrën
Një krisje e padukshe përhapet
Dhe lulja e bukur e dashurisë humbet.
Nga Sully Prudhomme
Përshtati në shqip: Astrit Lulushi