Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë Mirela Bogdani ka kritikuar në studion e Provokacijas moslënien e mandatit nga deputetja demokrate Rudina Hajdari, pasi sipas saj, ai vendim është marrë hap pas hapi pas diskutimeve në Kryesi, Sekretariat dhe Këshill Kombëtar.
“Vendimi për djegien e mandateve është marrë hap pas hapi në të gjitha strukturat e partisë. U bë me kryesi e sekretariat dhe këshill kombëtar, dhe unë e pashë vetë entuziasmin në PD. Unë atë entuziasëm në PD mu duk sikur kishin fituar zgjedhjet. Pas vendimit fillon masa e kolegjialitetit që është disiplina e partisë”.
Për Bogdanin është e papranueshme që të marrin poste apo mandat deputeti në parti njerëz pa përvojë dhe pa kredencialet e duhura dhe rasti i Rudina Hajdarit për të është një fenomen i njerëzve të shpërblyer nga partia.
“Ky fenomen që ajo përfaqëson më ka degustuar në kulm, si ata fëmijët e përkedhëlur që i bien dhurata dhe gëzon dhe ajo ka extra, se nëse të tjerët kishin eksperiencë, kjo s’kishte as dyvjeçare po kishte një legasi të babait të vet.
Njerëzit që në politikë i marrin kollaj ofiqet e pozicionet e larta dhe nuk kanë punuar fort për t’i arrit por si dhurata, ato njerëz hedhin vickla. Kësaj iu dha si shpërblim i një legasie që kishte lënë babai i vet”.
Referuar deklaratës së Rudina Hajdarit se djegia e mandateve i bën dëm vendit, Bogdani ngre pyetjen se përse Hajdari nuk ngriti asnjëherë në strukturat e PD-së, shqetësimëet se përse u arrit te ky vendim.
“Rudina ka një problem, mezi artikulon dhe ky është një handikap i madh. Tha djegia e mandateve i bën dëm vendit. Po jo me shoqe se n’daç ti dhe n’daç ata të tjerët, pyetja shtrohet ju që vini na kërkoni dhe jepni llogari, nuk bëni pyetje që ky grup politik që erdhi te ky akt ekstrem pse i dogjët dhe e dyta ky pushtet është i dështum i korruptum dhe i kriminaluzium dhe këtë tipen kjo e shprehu ndonjëherë këtë problem brenda strukturave të PD?”./Lexo.al