Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se brenda muajit mars do të nisë fluturimet “Air Albania”, ndërsa avioni do të mbajë kodin”ZA”.
“”Air Albania” ka përfunduar shumë nga fazat që kanë qenë të rëndësishme dhe të detyrueshme, e trajnimit, testimit, licencimit të personelit dhe gjithçka ka përfunduar.
Është bërë edhe marrëveshja financiare mes tre palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri aprovimi i kësaj marrëveshje, kështu që brenda marsit ‘Air Albania’ do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, që e identifikon në qiejt europianë, si një flamur shqiptar” deklaroi ministrja Balluku.
“Air Albania” kompania shqiptare e fluturimeve, pritet të fillojë transportin e pasagjerëve nga Tirana drejt destinacioneve kryesore në Europë me qëllim uljen e çmimit të biletave për shqiptarët.