Me poture dhe me opinga, shihni veshjen e çuditshme të Ramës në Elbasan
Kryeministri i është rikthyer veshjes së tij të “çuditshme”. Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, kreu i qeverisë është parë i veshur me atlete sportive dhe me modelin e tij të dy palë tutave kundra shiut.
Të njëjtën veshje kreu i qeverisë e ka përdorur edhe gjatë homazheve të 29 Nëntorit 2018 dhe duket se gjithçka lidhet me parashikimin e kreut të bashkisë së Tiranës, i cili ditë më parë, i frikësuar nga shiu me gjyma, spostoi festën e Ditës së Verës nga 14 në 17 mars.