Parlamenti është mbledhur sot në seancë plenare ku kanë marrë pjesë edhe deputetët e të ashtuquajturës opozita e re. Deputetët që erdhën nga listat e LSI dhe PD të 2017 janë ulur në vendin që deri një muaj më parë mbanin dy grupet parlamentare PD e LSI.
Mungesa e opozitës reale duket se e ka relaksuar edhe maxhorancën që në seancë ka qenë vetë zot e vetë shkop. Të tillë janë shfaqur deputetët socialiste por edhe ministrat. Kryeministri Edi Rama ka diçka për t’iu treguar dy ministreve që shfaqen kurioze teksa shohin telefonin e shefit të qeverisë.
Shfletoni galerinë për të parë çfarë ndodhi pas kamerave në seancën e sotme. (Foto LSA)