Nuk është dakord me pikët e marra nga Komisioni i Vlerësimit, Arta Marku ankimon vendimin në KLP

Aktualitet Kronikë Kryesore

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka ankimuar vendimin e KLP, pasi u rendit e dyta në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Në ankimin drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Marku ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar prej secilit anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

dokumeti

Share: