VIDEO/Gruaja e ish-ministrit tregon takimin me Guru-në, ja si e priti me përulje në Rinas

Kulturë Shkencë & jetë

Rovena Agolli, gruaja e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri ka rrëfyer mbrëmë në emisionin ‘Opinion” takimin me Guru-në, Paramahamsa Vishëandanda dhe lëvizjen që kanë formuar në Shqipëri.

Bashkëshortja e ish-ministrit ka treguar se në Shqipëri janë gjithmonë e më shumë personat që po i besojnë tek Guru-ja dhe se në Tiranë është krijuar në qendër bijë të lëvizjes që ka themeluar  Paramahamsa Vishëandanda.

Vizita e Guru-s ka habitur jo pak shqiptarët kur erdhi për herë të parë në vitin 2018 në Tiranë dhe është pritur me ceremoni në Aeroportin Nënë Tereza, ku besimtarët e tij janë ulur në gjunjë dhe i kanë puthur këmbët.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.

Ajo theksoi se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë.

“Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”.

Ndërkohë këto janë pamjet e disa muajve më parë, kur Guru-ja është pritur nga një grup në aeroportin e Rinasit, ndër ta edhe bashkëshortja e ish-ministrit Gjiknurit.

222222111111

 

rovena-Agoli-1Gjiknuri-Rovena-Agoli-Guru-ja

Share: