Fotoja e parë nga vendi ku u rrëzua avioni me 157 pasagjerë

Kronikë Rajon/Botë

Airlines Ethiopian ka publikuar foton e parë nga vendi i rrëzimit të Boeing 737 MAX, duke treguar edhe mbetjet e mbetura pas. Publikimi i fotos u bë pak pasi  linja ajrore deklaroi se të gjithë pasagjerët e bordit të aeroplanit kishin humbur jetën.

Fotografia e ndarë nga kompania në Facebook tregon CEO-n e saj, Teëolde Gebremariam, duke vizituar skenën. Drejtuesi i linjës ajrore shprehu keqardhjen që asnjë pasagjer nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit të tmerrshëm.

Kujtojmë që Boeing 737 i Ethiopian Airlines u rrëzua teksa fluturonte nga Addis Abeda dhe Nairobi, në Kenia. Të 157 pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin, që udhëtonin drejt Nairobit, humbën jetën

Përplasja ndodhi rreth orës 8:44 minuta, ora lokale, 6 minuta pas nisjes nga Addis Abeba pranë Bishoftud, rreth 48 km në jug të kryeqytetit etiopian.

149 pasagjerët dhe 8 pjesëtarët të ekuipazhit, kishin 33 kombësi, bën me dije Ebc.

Share: