Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.
Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë, aty ku Frroku kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze.
Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer.
Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj, Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.
Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit.
Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke.
Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.
Ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se deri në një vendim për themelin e çështjes nga Strasburgu Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë ku pas pak javësh pritet të rikthehet në liri.