Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi. Burime nga policia shprehen se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.