Moderatori i njohur Alban Dudushi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Fillimisht ai ishte pjesë e surprizës që ju bë një tjetër protagonisiti në program, por gjithsesi më vonë “ra pre” e surprizave që produksioni kishte përgatitur për të. Dudushi pa mesazhin e mikut të tij më të mirë që prej disa vitesh jetonte larg vendit, më pas prindërit e tij erdhën në emision, vajza Joelle dhe partnerja Bieta Sulo.
Nëpërmjet një video mesazhi, Ardi u shpreh se ishte kënaqësi për të që të kishte një shok me kaq integritet si Albani.
“Kam ndarë më Albanin momentet më të bukura e më të vështira të jetës sime. Ai ka qenë aty për mua gjithmonë në çdo moment duke më mbështetur. Shpresoj të të shoh sa më shpejt!”-, ishin fjalët me të cilat u mbyll videoja.
Surpriza e dytë ishin prindërit e moderatorit të cilët tepër të emocionuar u shprehën se ishin krenarë e tepër të lumtur që kishin një fëmijë si Albani. Por “vërejtja” që mamaja e Albanit kishte për të ishte që duhet të linte sa më shpejt duhanin.
Surpriza e tretë për moderatorin ishte vajza e tij, Joelle, e cila nëpërmjet një letre i shprehu babait të saj dashurinë që ka për të dhe tha se ishte krenare per babain e saj e për marrëdhënien e tyre.
Surpriza e fundit për Dudushin ishte moderatorja, Bieta Sulo, e cila rrëfeu “pakënaqësitë” që kishte ndaj tij. Në fund Bieta ndau me publikun mënyrën se si ishte njohur me Albanin dhe se si ai kishte arritur që ta bënte për vete duke e emocionuar moderatorin. Ajo rrëfeu se:
“Albani nuk ka qenë vetëm shefi im në punë, por edhe shef në jetë, ai që pushtoi zemrën time. E kam adhuruar dhe e dashurova për atë që ai është. Nuk më ngelet gjë tjetër për të thënë, por vetëm të dua!”.- tha Bieta e në studio erdhi së bashku me Joell edhe djali i tyre Kroi Art.