Temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë të paktën edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërkaq, nuk do të ketë reshje shiu në asnjë prej zonave në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 19 °C
në vendet e ulëta: 8 / 22 °C
në vendet malore: 5 / 17 °C
Era
Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë.
Zjarret në pyje
Sot pasdite dhe nesër qarku Fier pritet të jetë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut. Ndërsa qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Në sipërfaqe të lokalizuara, qarqet Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.