Librat prej plastike/ Poezi nga poeti Fahredin Shehu

Kulturë Libri

Librat prej plastike

Rrafte të plota të mendjeve të shkrira
Rrafte të plota të verbërive të fituara jo nga saldimi
Rrafte të plota kohësh të paluara jetësh njerëzish të mesbotës

Nuk i dogjën armiqtë
Por i dogjën shkrimtarët
Fabrikues të librave plastike
Që marrin format e snobizmave
Të mbështjellura si nyjet e të yshturave semite
As Nas a Felek nuk e shpetojnë
Më fal O Zot
Se keshtu foli edhe harabeli i Sollomonit

Që unë tash ta kuptoj alfabetin runik të fodullisë së injorantit monden
Se paska edhe rrafte të plota me libra prej plastike
Të dekorojnë në metrazh zbrazëtirat e escajgut të thyer pa qëllim
Ato libra me tituj Novalis, Dostojeski, madje edhe Crnjanski
Po po prej plastike që ta mashtroj vetën dhe të tjerët në të njejtën kohë.
Aferin o tregëtar… dijetarët/robërit të përkulen

 

Atje

 

Kur shikimin e ngre kah format e bardha t’reve
atje e gjen ftyren teme t’ndriçume prej rrezeve t’diellit
nanë apo nuk jam… me petka filur e veshun 
si në natën e nusnisë,
me livante floke t’lyme
me ftyrën si hana e plotë
e shikueme n’paqyre t’Venedikut
si atëhere kur krisnin pushkat
e krushqit kahre u bojshin
kush ma i pari e kalon udhkryqin
mes dy varrezash
njona e murtajes e tjetra e fëmijeve
t’vdekun prej fruthi

sot kur unë ul shikimin dhe shoh barkun
toka tek ma ngreh
diqysh si po du me e knue kangën e mesditës
kur dielli edhe hijen ta humb
e beqarve i bjen t’fiktë
tue pa ikjen dath t’Zanës me krifën kaçurrele
t’përflakun
erandje mirre dhe vjollce tuj shpërnda gjithandej
si atëhere kur hana si Zot adhurohej
e paganët u lutshin shiu me ra
me kambana dhe leshterik,
me fletë shtogu dhe degza t’lakueshme
të shelgut vajtues mbështjellun

nesër do t’shikohemi drejt n’sy
tue e pa rrenën e shoqi- shoit,
qysh ec si zhiva n’damarr t’plakun
me selmen t’helmuem qysh n’çikni
dhe ftyrat nuk do t’na skyqen prej marrës
sepse terrin e mbështollem n’rule
e lidhëm n’bohqe t’punueme
n’vekun e diellit
atje ku vena pihet e nuk t’i merr ment
ku dashninë e bojnë si frymëmarrjen
e nuk e emnojnë si na
atje ku fjalën e bojnë e nuk e thojnë…

Amarant

sa fjale ka thene kjo goje njeriu
ne kujtese mbeten te faqosura
me mijera pete te materieve te ndryshme
e te paktat kishin boje dashurie
qe ta mbajne si fiksatori parfumin
erandjen ta ndjej une i hutuar
me ate bukuri qe s’plaket
dhe vetem keto mbesin tatoo
ne kanjonet e perhimta te trurit
momentalisht ruajne freskun e veses
se mbarsur me faren e diellit

 

Share: