Shkelje në portin e Durrësit, nën hetim 29 doganierë

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas inspektimeve të kryera në Portin e Durrësit, ndërmori 28 masa disiplinore për doganierët.

Gjatë inspektimit, Task-Forca anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë evidentoi disa shkelje, kryesisht në kontrollin fizik të mallrave me risk të lartë.

Një tjetër shkelje ka qenë mosmbajtja e procesverbalit të  kontrollit fizik dhe formularit të rivlerësimit doganor. Po kështu ka rezultuar se nuk janë respektuar edhe procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.

Doganierëve iu është mbajtur 1/3 e pagës për 6 muaj. Ministrja Gjonaj njoftoi se janë evidentuar 17 vepra penale për shpërdorim të detyrës, për të cilat janë vënë nën hetim 29 persona, ndërsa i bëri thirrje nëpunësve të këtij sektori të kryejnë me përgjegjshmëri punën e tyre.

Share: