Shkarkimi i Sevdarit, Arta Marku thirrje për aplikime në KLP

Aktualitet Kronikë Kryesore

Pas shkarkimit nga detyra të Prokurores dhe anëtares se KLP Antoneta Sevdari nga Kolegji i Posaçëm Apelimit, Prokurorja Arta Marku i ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për anëtar në KLP.

Në vendimin e firmosur nga Arta Marku, anëtari i ri i KLP do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit.

Arta Marku i ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për këtë vend vakant brenda 15 ditëve, ndërsa aktualisht KLP është me 10 anëtarë.

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Me sa duket pasuria e bashkëshortit të saj ka sjellë edhe verdiktin final per shkarkimin.

KLP vendosi po kështu me shumicë votash të shprehet për mbarimin e statusit e anëtares së KLP Antoneta Sevdari, në mbledhjen e radhës. Shkak është bërë mungesa e vendimit zyrtar të KPA i cili nuk ka mbërritur ende në rrugë zyrtare pranë KLP.

Share: