Qëndrimi i Rudina Hajdarit, themeluesi i PD: S’duhet përjashtuar, nuk ka nevojë më për disiplinë

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i PD-së në Gjirokastër, ish-deputet i kësaj partie, Roland Bejko, ka qenë i ftuar në studion e Top Talk për të folur rreth veprimeve të ardhshme të opozitës.

Bejko deklaroi se është kundër përjashtimeve nga brenda Partisë duke u fokusuar tek deputetja Rudina Hajdari dhe vendimi i saj për mandatin.

“Unë jam ndër themeluesit e parë të PD. Kam qenë parimisht kundër përjashtimeve nga PD. PD nuk ka nevojë më për disiplinë. Çdo parti demokratike ka nevojë për kohezion të brendshëm. PD nuk është e disiplinuar. Ka një farë sjellje strikte sepse ruan kohezion e brendshëm”, u shpreh Bejko, duke shtuar se ishte kundër edhe përjashtimit të Murrizit.

Share: