Ia kaloi Mark Zuckerberg-ut, 21-vjeçarja është miliarderja e bërë vetë më e re në botë

Shkencë & jetë

Kylie Jenner i ka vjedhur fronin themeluesit të rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, duke u kthyer zyrtarisht miliarderja e bërë vetë më e re.

mark zu

Ditën e sotme “Forbes” publikoi listën e miliarderëve, ku Kylie është në dy lista.

21-vjeçarja është në listën e miliarderëve të bërë vetë më të rinj dhe në atë të miliarderëve më të rinj. Përmes kompanisë së saj të kozmetikës “Kylie Cosmetics”, Jenner ka arritur që të grumbullojë një vlerë neto prej 1 miliard dollarë.

E reja ia kaloi dhe Zuckerberg-ut, i cili ishte 23 vjeç kur arriti të bënte 1 miliard dollarë para 11-vitesh.

“Nuk prisja asgjë. Nuk e kam parashikuar të ardhmen. Por ndihem me të vërtetë mirë. Kjo është një goditje e bukur nga pas”, tha Jenner për “Forbes”.

Kylie është shprehur gjithashtu se për suksesin falënderon rrjetet sociale, pas të cilave siguroi numrin më të madh të klientëve.

“Është fuqia e mediave sociale. E shoh kompaninë të shkojë shumë larg. Punoj me të vërtetë shumë”, tha 21-vjeçarja.

jeff-1-933x445

Ndërkohë sipas “Forbes”, themeluesi i “Amazon”-ës, Jeff Bezos, mbetet një ndër meshkujt më të pasur në botë me rreth 131 miliardë dollarë pasuri.

kylie2

Share: