Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel ka vdekur dje në moshën 82-vjeçare. Kështu ka njoftuar lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner, shef i së cilës Kinkel ka qenë dikur.
Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private. Për shumë vite, ai ishte një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.
Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet.
Kinkel kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme pas diplomimit.
Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND), ndërkaq në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvendëskancelar.