Rama flet për dialog, por tregon kushtin që nuk negocion: Ja çfarë nuk bëjmë

Aktualitet Politikë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur sërish sot për dorë të shtrirë drejt opozitës për dialog, por ka thënë prerë se nuk do të bëjë me askënd negociata.

“Një pushtet e morën se PS luftoi veteven, ata nuk kanë asnjë shans të bëhen shumicë, na duhet qetësi dhe vendosmëri, opozitën nuk e zgjedhim e kanë zgjedhur të tjerët, por kjo është një e keqe që ata i kanë bërë vetes për një të mirë për vendin, është koha që shqiptarët të shohin që ata nuk janë e vetmja zgjidhje e zgjedhje, ka të tjerë, ata që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë aq sa të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë mureve e mezi presin të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra me të njëjtin fjalor me libër shtëpie, që vetëm lidhje me politikën nuk kanë.

Ne duhet të bëjmë punën tonë, drejt pa e harruar që në axhendën tonë ka punë për të bërë se jemi në qeveri dhe dua ta përsëris atë që kanë thënë disa kolegë, jemi gjithmonë të gatshëm, dora jonë është e shtrirë, jemi gati të dialogojmë për gjithçka, por jo të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes sistemit ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit respektojnë mandatet që u japin njerëzit. Këtë nuk jemi gati ta bëjmë. Mandatin e marrë nga shumica ne nuk e negociojmë me askënd.

rama

Share: