50 thënie të urta nga liderët më të mëdhenj përgjatë historisë

Gjuhësi Histori Kritikë Letrare Kryesore Kulturë Libri Reportazh / Profil

Nga Winston Churchill, Ronald Reagani, Barack Obama, Abraham Lincoln, Napoleon Bonaparti, Jul Cezari deri te Makiaveli, urtësia e liderëve të mëdhenj për të pasur sukses në jetë. Thëniet brilante të njerëzve që drejtuan kombe duke qenë liderë të mëdhenj.


Urtësia e Winston Churchill

-Duhet guxim që të ngrihesh dhe flasësh; por po guxim duhet të ulesh dhe dëgjosh.

-E vërteta është e padiskutueshme. Ligësia mund ta sulmojë, injoranca mund të përqeshë, por në fund ajo mbetet aty.

-Nuk është e mjaftueshme që ne të bëjmë më të mirën; ndonjëherë lipset të bëjmë atë që është e nevojshme.

-Gjatë gjithë jetës kam ngrënë shpesh fjalët e mia, dhe më duhet ta pohoj që ka qenë dieta më e shëndetshme për mua.

-Keni armiq? Në rregull. Kjo do të thotë që keni mbrojtur një kauzë në jetën tuaj

-Njerëzit pengohen herë pas herë tek e vërteta, por shumica prej tyre ngrihet dhe vazhdon rrugën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

-Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të vazhduar.

-Fanatik është ai që s’mund të ndryshojë mendje, dhe që as nuk do të ndryshojë temë.

-Ne jemi zotër të fjalëve të pashprehura, por robër të atyre që i lëmë të na rrëshqasin nga gjuha.

-Mësimi më i madh në jetë është të dini se edhe budallenjtë kanë ndonjëherë të drejtë.

-Ju nuk do të mund të mbërrini kurrë destinacionin tuaj, nëse ndaleni dhe gjuani me gurë drejt çdo qeni që leh.

-Sa më shumë pas që mund të shihni, aq më larg keni gjasa për të parë përpara.

Urtësia e Ronald Reagan

– Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër.

– Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.

– Beso, por verifiko.

– Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.

– Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.

– Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.

– Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.

Urtësia e Barack Obamas

– Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet

– Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë.

– Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet.

– Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo.

– Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres.

Urtësia e Abraham Lincoln

– Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite

– Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq.

– Mik është ai që ka të njëjtët armiq që ke ti.

– Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe.

– Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm.

– Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zotit ka bërë kaq shumë të tillë.

– Të gjithë duan të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të plaket.

– Unë eci ngadalë, por unë kurrë nuk eci pas.

– Përgatituni dhe një ditë shansi juaj do të vijë.

– Është më mirë të heshtësh dhe të mendohet se je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim.

– Në qoftë se ju doni të provoni karakterin e një njeriu, jepi atij pushtet.

– Asnjë njeri nuk ka një kujtesë mjaft të mirë sa të jetë një gënjeshtar i suksesshëm.

– Kushdo që je, ji i mirë.

Urtësia e Napoleon Bonapartit

-Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

-Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

-Një lider është një tregtar me shpresë.

-Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

-Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

-Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

-Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

-Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

-E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

-Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

-Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

-Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

-Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

-Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

-Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

Urtësia e Jul Cezarit

-Frikacakët vdesin shumë herë, përpara se t’u vijë vdekja e vërtetë.

-Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave.

-Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës.

-Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjithë rastet e tjerë, zbatoje ligjin

-Më mirë të jem i pari në një fshat, se sa i dyti në Romë

-Burrat janë pothuaj gjithmonë të gatshëm të besojnë atë që dëshirojnë

-Nuk ua kam frikën burrave flokëgjatë dhe të mirëushqyer, por atyre të uriturve, me pamje të zbehtë.

Share: