‘Fotoja,Rama vendos anëtaren e Byrosë së Enverit në këtë Këshill’

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar praninë e Themie Thomaj në Këshillin Strategjik të Bujqësisë. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Berisha shkruan se Thomaj është ish-anëtarja e byrosë politike së diktaktorit Enver Hoxha dhe ish-ministrja e Bujqësisë në vitet më të zeza të historisë së Shqipërisë. Ish-kryeministri thekson se si pasojë e politikave në fushën e bujqësisë, vdiqën qindra e mijëra shqiptarë, në vitet e komunizmit.

“Ne Keshillin Strategjik te Bujqesise, te ngritur me urdher te Edvinit nga burri i ish gruas se tij Çuçi, eshte edhe bllokmenja Themie Thomaj ish anetare e byrose politike dhe ish ministrja e bujqesise ne periudhen e diktatures 1975-1989, ne vitet me te zeza te historise se Shqiperise, ne te cilen fermereve iu hoqen tufzat dhe arezat dhe u zhyten ne uri kronike masive.

Keshilli Strategjik I Bujqesise

Nga pasojat dhe semundjet e lidhura me urine kronike ne ato vite vdiqen qindra mijra shqiptare te te gjitha moshave!”, shkruan Berisha.

Share: