10 vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar

Kryesore Shkencë & jetë

A ju ka ndodhur që pasi të keni shkuar në një shtet të huaj për pushime, ky i fundit t’ju ketë pëlqyer aq shumë sa të keni menduar që të transferoheni aty për të jetuar apo për të punuar? Me siguri që po.

Në prag të festës së 8 Marsit, InterNations vendosi që të bëjë një anketë për të zbuluar se cilat janë vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar për gratë.

Kjo renditje bazohet në përshtypjet e rreth 8,855 grave të intervistuara të cilat kanë emigruar në shtete të huaja, ku dhe aktualisht punojnë. Sondazhi Expats Insider përfshin kategori të ndryshme si perspektivat e karrierës, balanca jetë personale-jetë profesionale dhe siguria në punë.

Dhe shteti humbës në këtë sondazh ishte Greqia, e ndjekur me një diferencë shumë të ngushtë pikësh nga Italia.

Më shumë se 50 për qind e grave që punojnë në Itali dhe në Greqi shprehen për një perspektivë negative në lidhje me karrierën e tyre, shprehet Kathrin Chudoba, drejtuese e departamentit të Komunikimeve në InterNations.

Ky është njëkohësisht edhe viti i katërt që Greqia pozicionohet në vend të fundit nga gratë si shteti më i keq për të punuar. Por duke marrë në konsideratë edhe situatën e keqe ekonomike të Greqisë, renditja e këtij shteti në vendin e fundit nuk është aspak një fakt befasues dhe madje 81 për qind e grave të anketuara shprehen se ato nuk kanë fare shpresë në rikuperimin ekonomik të shtetit të Greqisë.

Pas Greqisë, ajo që renditet me pikët më të ulëta është Italia ku 34 për qind e grave të anketuara janë të pakënaqura me punën e tyre ndërsa rreth 50 për qind ishin të pakënaqura me balancën jetë personale-jetë profesionale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën diku në mes të kësaj liste, në vendin e 29 nga 57 shtete që morën gjithsej pjesë në sondazh.

Ndërsa shteti që u rendit më i miri nga gratë për të punuar është Republika Çeke. Ky shtet ka pasur një avancim shumë të lartë në krahasim me atë të vitit 2016 ku renditej në vend të 26-të. Shtete të tjera që renditen në vendet e para të listës janë edhe Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Njihuni më poshtë me 10 shtetet e cilësuar nga gratë si më të mirat për të punuar, si dhe me 10 më të këqijat:

 

10 shtetet më të këqija

  1. Greqia:
  • Perspektiva e karrierës: 23% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 31% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
  • Siguria në punë: 35% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave

  1. Italia
  • Perspektiva e karrierës: 31% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 40% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
  • Siguria në punë: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 44% të burrave

  1. Serbia: 
  • Perspektiva e karrierës: 28% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 53% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
  • Siguria në punë: 38% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave

  1. Argjentina:
  • Perspektiva e karrierës: 43% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 56% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
  • Siguria në punë: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 64% të burrave

  1. Turqia:
  • Perspektiva e karrierës: 40% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 44% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 47% të burrave
  • Siguria në punë: 48% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 49% të burrave

  1. Mianmari: 
  • Perspektiva e karrierës: 47% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 44% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
  • Siguria në punë: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

  1. Afrika e Jugut: 
  • Perspektiva e karrierës: 40% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 56% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 71% të burrave
  • Siguria në punë: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave

  1. Rumania: 
  • Perspektiva e karrierës: 46% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 49% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
  • Siguria në punë: 67% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

  1. Kuvajti: 
  • Perspektiva e karrierës: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 37% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 38% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 27% të burrave
  • Siguria në punë: 52% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 40% të burrave

  1. Egjipti:
  • Perspektiva e karrierës: 43% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 53% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 55% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
  • Siguria në punë: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave

 

10 shtetet më të mira

  1. Republika Çeke: 
  • Perspektiva e karrierës: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 63% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 79% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave
  • Siguria në punë: 78% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave

  1. Bahrejni: 
  • Perspektiva e karrierës: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 77% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave
  • Siguria në punë: 72% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave

  1. Tajvani:
  • Perspektiva e karrierës: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 77% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave
  • Siguria në punë: 72% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave

  1. Norvegjia: 
  • Perspektiva e karrierës: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 75% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 74% të burrave
  • Siguria në punë: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave

  1. Danimarka: 
  • Perspektiva e karrierës: 49% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 82% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 84% të burrave
  • Siguria në punë: 61% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave

  1. Luksemburgu: 
  • Perspektiva e karrierës: 56% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 65% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 59% të burrave
  • Siguria në punë: 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 79% të burrave

  1. Zelanda e Re:
  • Perspektiva e karrierës: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 70% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 78% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 70% të burrave
  • Siguria në punë: 68% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 76% të burrave

  1. Holanda:
  • Perspektiva e karrierës: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 68% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 77% të burrave
  • Siguria në punë: 68% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 73% të burrave

  1. Malta: 
  • Perspektiva e karrierës: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: : 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 81% të burrave
  • Siguria në punë: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

  1. Australia: 
  • Perspektiva e karrierës: 65% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 67% të burrave
  • Balanca jetë personale-jetë profesionale: 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave
  • Siguria në punë: 64% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 63% të burrave

 

Share: