Te vërtetën përgjysmë mos e ndaj, gjysma tjetër komploton kundër saj/ Disa nga poezitë më të bukura të Xhevahir Spahiut

Kritikë Letrare Kulturë Libri

“Emigrant”

Iku dhembja thane,
Iku llumi,
llumi ne fund te filxahnit,
Dhe fjala mori dhene….

Po kafene, kush e piu kafene?

 

“Apotezi gri”

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra eshte gri
Gjaku eshte gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti eshte gri
Shpirti eshte gri
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra

 

“Fjala”

I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhet?!
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
s’jam Konstandini që pa vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria;
për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.

 

“Humbje”

Kisha menduar te shkruaja
nje kenge triumfi per ty..

Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai qe goditet papritur me grusht
dhe syte i erren,
si ai qe bie ne lume befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi veshtrimi i kthjellet,
c’korba e hane
dhe c’heshte e helmatisur t’u ngul
ne ballin e endrres pa ane?
Cila fjale,
cila kohe,
cili zot
te beri te flasesh me vete?
Humbamenoja im,
i pagoje si sendet.
T’u fashit sic fashitet nje zjarr
hakerrimi
e ti – luan i pajete ne xhungel;
era pergjon
sa te kthehesh ne fluger.

A thua je i teri i humbur?
Shikome ne sy!

Kisha menduar te shkruaja dikur
nje kenge triumfi per ty…

 

“As”

as lume
as breg
as toke as qiell

as mall,
as urrejtje
as jete as vdekje

as drite
as terr

tmerr

 

Kanë thënë për poetin:

“Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.”

Dritëro Agolli

“Energjiku Xhevahir Spahiu nuk është poet-murg dhomash të mbyllura apo i një vetmie të humbur në mendime. Poezia e Xhevahir Spahiut, e këtij “enfant terrible” të letërsisë shqiptare është e fuqishme dhe solide, por njëkohësisht është poezi e ngjyrimeve dhe shkallëzimeve kuptimore.”

Robert Elsie (Historia e letërsisë shqiptare, Nju Jork 1995)

“Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshëm, bashkojnë rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij…”

Ante Popovski, Shkup, 1998

Xhevahir Spahiut, ai shquhet për një art origjinal të “poezisë që godet”.

Aleksandër Zoto, Antologjia e prozës shqipe, Fajar, Paris, 1984.

Poezia e Xhevahir Spahiut është poezi kryeneçe në ndeshje me vetveten dhe me jetën. Poezitë e tij janë skulptura.

Ndoc Papleka

Share: