Vritet i riu në mes të kryeqytetit, pamje drithëruese të vajit të familjarëve

Aktualitet Kronikë Kryesore Rajon/Botë

Një 27-vjeçar në Prishtinë të Kosovës, u vra me armë në një atentat teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Abid Jasharaj, baba i tre fëmijëve ndërroi jetë në vendin e ngjarjes rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, tha ekipi mjekësor

Për vrasjen nuk është arrestuar ende asnjë njeri. Policia tha se po punon në sqarimin e të gjitha rrethanave se si ndodhi vrasja.

Gazeta Express shkruan se  motivi që dyshohet që e çoi drejt vdekjes 27-vjeçarin është një mosmarrëveshje me familjarët e gruas së tij.

“Nuk ka të ndaluar njëherë për njëherë. Ka dyshime rreth rastit që ka pas mosmarrëveshje me miqtë e tij, me familjarët e gruas. Dy plumba janë shkrepur në drejtim të veturës së tij. Të gjitha organet e hetuesisë po merren me rastin”, citon Express burime nga Policia.

Janë publikuar edhe fotografitë e familjarëve të viktimës, të cilët në këtë lagje ku ka ndodhur vrasja, shihen në vaj.

Rasti i Abid Jasharajt është vrasja e tretë në Kosovë brenda këtij viti

Në tri vitet e fundit, 2018-a cilësohet si viti me më së shumti vrasje në Kosovë. Policia tha se në vitin 2018 u vranë 35 persona, në vitin 2017 ndodhën 27 vrasje ndërsa në vitin 2016 ndodhën 26 vrasje

Share: