Një ngjarje e rëndë është prandaluar në qytetin e Kukësit. Një 40-vjeçar është konfliktuar sot me Drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu dhe pas kësaj përplasje qytetari i revoltuar ka shkuar në banesën e tij, ku ka marrë një armë zjarri.
Policia raporton se ka arrestuar shtetasin P.H, 40 vjeç, i cili mësohet se pas sherit në zyrën e ALUIZNI-t ka marrë armën e tij të gjahut për të vrarë drejtorin e këtij institucioni.