Nubia ka zvogëluar hendekun mes veshjeve elektronike dhe smartfonit me një pajisje të re që e quan Nubia Alpha.
Pajisja ka të gjitha funksionet dhe tiparet e një smartfoni por që ende vishet si një rrip fitnesi.
Prezantuar nga Nubia në Kongresin Mobil Botëror, Nubia Alpha është një pajisje hibride e çuditshme. Ka ekran prej 4-inç me 960×192 OLED.
Megjithatë nuk ka specifikat e një smartfonit sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.
Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale. Kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.
Mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon. Rripat e fitnesit zakonisht qasen në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartfon por pajisja e ZTE ka teknologjinë eSIM.
Vjen me sistemin e saj operativ dizajnuar më shumë si një softuer për veshjet elektronike sesa smartfon.
Dy variante të pajisjes do të lançohen: Bluetooth ose eSIM, modeli Bluetooth shitet për 449 euro në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.
Versionet eSIM shitet për 550 euro në Kinë, Evropë dhe Amerikë në fund të vitit, njofton PCWorld Albanian.