Këto janë dy bashkitë që PD do angazhojë për të penguar çdo të enjte punimet e Parlamentit?

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me kolegjin e kryetarëve të rretheve të kësaj force politike.

Pas mbledhjes në një prononcim për mediat ai bëri publike vendimet e marra me kolegjin e kryetarëve.

Basha njoftoi se me 16 Mars është vendosur zhvillimi i një proteste kombëtare e njëjtë me atë të 16 Shkurtit.

Më tej, kreu i opozitës bëri të ditur se sezoni i protestave sapo ka nisur edhe se PD, aleatët edhe qytetarët do të protestojnë çdo të enjte përballë godinës së Parlamentit.

Portale afër opozitës shkruajnë sot detaje rreth kësaj.

Sipas tyre, në protestat e përjavshme përballë institucionit të Parlamentit me qëllim pengimin e zhvillimit të punimeve në të, Lulzim Basha do të aktivizojë administratën e bashkisë së Kamzës dhe administratën e bashkisë së Vorës.

Të dyja këto, bashki drejtohen prej demokratëve.

Share: