Mediumi francez shkruan për suksesin e madh të Majlinda Kelmendit

Sport

Japonia dominoi në ditën e parë të Grand Slamit të Dyseldorfit në Gjermani, duke fituar katër nga pesë medaljet e arta në kompeticionin e xhudos.

Megjithatë, një prej medaljeve të arta i takoi edhe heroinës kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila triumfoi në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “EuroNews”, përcjell Zëri.

Image

Mediumi francez tutje shkruan se Kampionia Olimpike ka treguar se kjo kategori i përket asaj, duke mposhtur të premten Verena Thumm, Valentim, Odettte e kështu me radhë deri në finale.

Në finale, Majlinda Kelmendi mposhti xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagbasuren, ku kosovarja përdori fuqinë e saj taktike edhe një herë.

Me këtë triumf, Majlinda Kelmendi synon që ta fitojë titullin e Kampiones së Botës më vonë këtë vit.

Share: