Kosovarja Sallahu bëhet pronare e re e kompanisë ajrore «Germania Flug AG»

Aktualitet Ekonomi Kryesore

Lejla Ibrahimi-Sallahu ka marrë në pronësi 100 për qind të kompanisë ajrore «Germania Flug AG», e cila kryen fluturime për Air Prishtina.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re. Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina.

Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit. Gazeta zvicerane «HandelsZeitung» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i takojë 100 për qind Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.

«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40 për qind të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani.

Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni. Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.

Share: