OSHEE propozon rritjen e çmimit për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri, por edhe për ato që kanë pastiçeri e kafe.
Propozimi për dy fashat e reja të energjisë për furrat e bukës që kanë zgjeruar aktivitetitn u bë në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.
Drejtori i OSHEE Enea Karakaçi bëri të ditur se për furrat që prodhojnë vetëm bukë do të mbetet çmimi aktual 7.6 lekë/kwh, ndërsa rritet me 9.5 lekë kilovati për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri dhe 12 lekë kilovati për furrat e bukës që kanë pastiçeri e kafe.
Letra e dakordësisë me shoqatën do t’i dërgohet për miratim Entit Rregullator te Energjisë dhe më pas të zbatohen tarifat e reja në terren.