Çelet sot Akademia e Medias, nën kujdesin e TRT-së, Institutit “Yunus Emre”, Ambasadës së Turqisë dhe AKM Media Group

Aktualitet Kulturë Uncategorized

Sot me 21 shkurt nisi për herë të parë në Tiranë Akademia e Medias. Ky trajnim, i cili do të zgjasë deri me 4 mars 2019 ka për qëllim të aftësojë gazetarët e rinj në proceset praktike të punës në media. Akademia e Medias organizohet nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, në bashkëpunim me gjigantin mediatik TRT,  Ambasadën e Turqisë në Tiranë, si dhe AKM Media.

Mes një numri shumë të lartë aplikimesh janë përzgjedhur 20 emra fitues, të cilët do të trajnohen nga pedagogë shqiptarë dhe nga profesionistë të TRT-së.

Dita e parë e trajnimit u përshëndet edhe nga drejtori i “Yunus Emre” në Tiranë,  Ömer Osman Demirbaş, i cili theksoi se:“…Që nga viti 2007 kur u themelua instituti ‘Yunus Emre në Tiranë e deri sot janë organizuar veprimtari të larmishme kulturore dhe edukative. Në këtë kuadër vjen edhe Akademia e Medias, e cila ju jep një mundësi të jashtëzakonshme të rinjve shqiptar për t’u trajnuar praktikisht në media. Pasi iu uroj suksese studentëve dhe gazetarëve të rinj, ai dha lajmin se studentët më të mirë të këtij trajnimi do të kenë mundësinë e praktikës për 15 ditë radhazi në TRT”.  

Në ditën e parë të trajnimit u trajtua tema: “Gazetaria dhe ndarja e saj sipas llojeve” nga lektorja Dr. Jolanda Lila, me një përvojë 12-vjeçare në sferën akademike. Ndërsa më pas, u trajtua leksioni i hapur: “Paanësia dhe objektiviteti në lajme”  nga Z. Malik Hasa, Drejtor ekzekutiv në AK Media Group. Përveç znj. Lila dhe Z. Hasa, në ditët vijuese pritet të mbajnë leksione edhe reporteri me përvojë i TRT Media, Ali Artmaz dhe producenti Elis Gjevori, si dhe SH.T.Z. ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, do të trajtojë temën: “Media dhe diplomacia”.

Tradita e organizimit të Akademisë së Medias do të vijojë, duke iu dhënë kështu mundësinë të gjithë të rinjve shqiptarë që të përvetësojnë strategjitë e komunikimit që garantojnë suksesin për të qenë pjesë e medies, si dhe për të fituar simpatinë e publikut.

Share: