Incidenti Paloka-Rama, ja si e komenton Talat Xhaferi

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ndodhej në sallën e parlamentit gjatë seancës së sotme, në një deklaratë për media u ndal edhe tek episodi ku Paloka qëlloi me bojë kryeministrin Edi Rama.

Talat Xhaferi u shpreh se ai është mësuar me situata të tilla pasi gjatë momentit të ndryshimeve Kushtetuese për çështjen e emrit edhe Parlamenti maqedonas u përfshi nga episode të tilla.

Xhaferi gjatë fjalës së tij deklaroi se është krenar që u bë pjesë e një akti ku Parlamenti shqiptar votoi unanimisht aderimin e Maqedonisë në NATO.

Share: