Duhanpirja në mjedise publike u ndalua. Coronëshpërndarja, jo…

Analizë Opinion

Nga Eduard Zaloshnja

Kur Edi Rama u bë kryeministër, gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas i bëri thirrje publike që të ndalonte duhanpirjen në ambjente publike dhe të hiqte pikat e basteve nga çdo cep pallati e nga çdo klub fshati.

Kërkesën e parë, Rama e plotësoi sapo mori frenat e qeverisë në dorë. Ndërsa të dytën e plotësoi me disa vite vonesë (kjo e dyta është një histori tjetër, për një tjetër shkrim)

Ligji kundër duhanpirjes, edhe pse ndër më të fortët në Europë, pothuaj nuk ishte ishte zbatur qysh më 2007-ën, kur ishte miratuar. Me ardhjen e Ramës në pushtet, ai ligj u forcua edhe më tepër, dhe ç’është më e rëndësishmja, u zbatua me rreptësi. Vetë Rama e trumbetoi me të madhe ashpërsimin e ligjit dhe të zbatimit të tij.

Si rrjedhojë, në kafenetë, baret dhe restorantet e zaptuara deri atëherë nga tymnaja e duhanpirjes, nuk të zinte më syri njerëz duke tymosur. Menazheri/pronari i çdo lokali, qoftë edhe në cepat e largët të vendit gjobitej me 50 mijë lekë, nëse dikush kapej duke pirë duhan brenda. Dhe të paktën në dy-tre vjetët e para, ishe pothuaj e pamundur të gjeje dikë duke tymosur në ambjente të brendshme.

Me pak fjalë, aty ku këshillat e mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik, apo vetëndërgjegjësimi i qytetarëve nuk kishin funksionuar, funksionoi dora e ashpër e shtetit – në formën e gjobave të rënda. Frika për kuletën doli më e fortë se frika për jetën tek ata që punonin në lokale dhe ambjente të tjera të mbyllura…

Vijmë në ditët e sotme të pas-karantinës…

Gjatë karantinës, e cila filloi qysh ditën që u konfirmua rasti i parë me COVID-19, mbetën të hapura vetëm bizneset dhe zyrat më esenciale për vazhdimin e jetës ekonomike të vendit. Ndërkohë, lëvzija e qytetarëve u kufizua ndjeshëm. Si rezultat i paksimit të ndjeshëm të kontaktit mes njerzve, numri i rasteve aktive ditore me COVID-19 ishte ndër më të ultit në Europë (për milion banorë).

Me daljen nga karantina, u vendosën rregulla të forta për përdorimin e maskave në ambjente të mbyllura dhe për ruajtjen e distancave në ambjente të hapura. Por ato rregulla mbetën thjesht në letër (si dikur ligji kundër duhanpirjes i 2007-ës…).

Si rezultat, me fillimin e qershorit, kurba e rasteve aktive me COVID-19 filloi t’i ngjitej malit përpjetë… (shihni grafikun shoqërues). Aktualisht, ka rreth 1000 shqiptarë të konfirmuar me coronavirusin ende aktiv në trupin e tyre (se sa janë të pakonfirmuar nuk mund ta dime, me kaq pak testime për milion banorë që bëhen në Shqipëri).  Ndërkohë, kuota më e lartë para qershorit e rasteve aktive të konfirmuara ishte regjistruar në 28 prill – me vetëm 289 raste…

Gruaja lind fëmijën në mes të rrugës, filmohet momenti emocionues

Share: