Ka ndërruar jetë ditën e sotme, profesori i Hematologjisë, Arjan Pushi. Mesohet se Pushi, prej ditësh i shktruar në spital, nuk ia ka dalë dot të mposhtë koronavirusin.
Ditën e djeshme, mjeku Arjan Pushi u vu në intubim, (frymëmarrje të drejtuar), pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të koronavirusit. Ndërsa sot nuk ka mundur ti bëjë ballë koronavirusit.
Ndërkaq, Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi dje ndërroi jetë edhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.
Duket se situata është rënduar në Infektiv, ndërsa ka shkuar në 63 numri i viktimave.
MSH bën me dije se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.