Titani po i largohet Saturnit 100 herë më shpejt nga sa mendohej

Shkencë & jetë Sociale

Titani është në ”arrati”.

Hëna më e madhe e Saturnit lëviz larg planetit me rreth 11 centimetra në vit, me një shpejtësi që është 100 herë më e lartë se ajo e supozuar deri më tani, sipas një ekipi të Universitetit të Bolonjës, falë të dhënave të misionit ”Cassini-Huygens”.

Studimi u botua në revistën shkencore ‘’Nature Astronomy’’ dhe modifikon hipotezat e bëra deri më sot mbi evolucionin e sistemit të Saturnit, duke konfirmuar një teori të re që mund të zbatohet edhe për hënat dhe planetët e tjerë.

Llogaritja saktësisht e shpejtësisë me të cilën satelitët e Saturnit largohen do të zgjidhnin misterin e epokës së tyre, duke shkuar përsëri në momentin në të cilin u formuan.

Gjatë 50 viteve të kaluara, migracioni orbital i hënave është vlerësuar bazuar në teorinë klasike të baticave, sepse ashtu si Hëna prodhon baticë në Tokë, Titani bën të njëjtën gjë te Saturni.

Megjithatë, planeti ynë rrotullohet rreth boshtit të tij më shpejt sesa Titani rrotullohet rreth Saturnit.

Share: