Ky është mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve

Shkencë & jetë Sociale

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

I njëjti parim vlen edhe për pacientët që vuajnë nga artriti.

Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se ngrënia e një racioni me drithëra, siç është tërshëra, arrorët dhe farat, çdo mëngjes, i mban kockat më të forta.

Një ushqim i tillë ditor ka gjasa të parandalojë disa lloje të artritit kronik që mund të shfaqen në një fazë të mëvonshme të jetës.

Sipas ekspertëve një regjim ushqimor i pasur me fibër mund të ketë një ndikim shumë pozitiv kundër sëmundjeve që prekin gjymtyrët dhe indet.

Kjo ndodh sepse fibra përmirëson florën bakteriale, e cila ndihmon metabolizmin dhe përmirëson të gjithë sistemin imunitar.

Një imunitet i shëndoshë, ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve autoimunitare siç është artriti.

Drithërat, farat dhe arrorët janë alternativa të shëndetshme dhe duhen ngrënë çdo mëngjes.

Ato konsiderohen si shumë miqësore ndaj mikro organizmave në stomak, për imunitetin dhe dendësinë e kockave.

Shumë prej baktereve që gjenden në stomak, përmirësojnë tretjen, japin më shumë energji dhe kanë efekt qetësues ndaj reagimeve inflamatore.

Acidet yndyrore të ngopura që prodhohen në stomak, gjenden edhe brenda lëngjeve që përshkruajnë gjymtyrët.

Por drithërat, nuk janë ushqimet e vetme që zbusin simptomat e artritit.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Artritit
Ushqimet në këtë listë të AgroWeb.org janë të grupuara në gjashtë kategori: frutat, drithërat, bishtajoret, erëzat, barishtet dhe vajrat.

Frutat e rekomanduara kundër artritit janë kumbullat, qitro, rrushi, boronicat, banania, shega, mango, pjeshka dhe molla.

Drithërat e rekomanduar janë tërshëra, buka me grurë të plotë, orizi i papërpunuar, elbi, misri e të tjerë.

Bishtajoret janë shumë të rekomanduara kundër artritit.

Barishtet dhe erëzat si xhenxhefili apo shafrani i Indisë, së bashku me vajin e ullirit, vajin e peshkut, kosin, çajin jeshil dhe atë të borzilokut duhen konsumuar rregullisht.

Kujdes
Lexuesit e AgroWeb.org duhet të kenë parasysh që ndonëse shumë njerëz ndajnë të njëjtën sëmundje, reagimi i tyre ndaj ushqimeve specifike nuk është i njëjtë.

Disa njerëz mund të vuajnë nga artriti por edhe të kenë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit dhe drithërave.

Pacientë të tjerë mund të jenë alergjikë ndaj peshkut, arrorëve apo agrumeve.

Një regjim i mirë ushqimor për personat alergjikë përcaktohet vetëm me ndihmën e një eksperti ose mjeku./AgroWeb.org

Share: