Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës para Kuvendit.
Për këtë protestë nuk kanë munguar thirrjet për dhunë nga ana e PD dhe LSI.
Gazeta Tema shkruan se dy deputetë të PD, Edi Paloka dhe Gent Strazimi ishin ditën e djeshme në Lezhë, ku janë takuar me një numër personash me precedentë kriminalë
Burime pranë gazetës, të pranishëm në këtë takim, treguan se mesazhi i tyre ka qenë i qartë:
“Shpërtheni dyert e Parlamentit dhe mos u shqetësoni për gazin lotsjellës.
Këtë herë do të keni maska kundragas”.
Në shkëmbim të dhunës që do të krijojnë, këta persona do të shpërblehen bujarisht nga ana e PD.
Ndërkohë, gazeta shkruan se bllokimi i rrugës së kryeministrit ditën e djeshme në Lezhë, është bërë gjithashtu me urdhër të PD, nga njerëz të biznesmenit Uldedaj, i njohur për lidhjet e afërta me demokratët.