Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se e ka shpallur “Persona non-grata” në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke.
Pacolli ka shkruar se këtë vendim e ka marrë pasi fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.