Një pranverë me diell mund të shpjegojë pjesërisht pse rastet e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, sipas shkencëtarëve.
Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos kontraktojnë koronavirusi. Rrezet e diellit janë një nga burrimet më të mira të vitaminës jetike.
Profesori Keith Neal, një epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjëherë përpara se të udhëtojë nga një person tek tjetri.
Profesor Neal u shpreh për MailOnline se: Drita e diellit përfshirë edhe rrezatimin ultravjollcë dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV.
Ekzistojnë disa prova që vitamina D zvogëlon rrezikun nga viruset e frymëmarrjes dhe ka prova se mungesa e kësaj vitamine dëmton sistemin imunitar.